BMK-ja – anëtare e ATEM-it mori pjesë në Konferencën e dytë vjetore për e-tregti

BMK-ja u bë anëtare e ASOCIACIONIT PËR E-TREGTI TË MAQEDONISË – ATEM, asociacioni i parë dhe i vetëm që synon drejt tregtisë elektronike inkluzive. BMK-ja kontribuon në rritjen e zhvillimit të e-tregtisë dhe të suksesit të vendit me shërbimet e ofruara përmes e-dyqanit MOJ.MKB.

BMK-ja mori pjesë në Konferencën e dytë vjetore për e-tregti me temë “Rritja e biznesit me e-tregti,” e cila u mbajt më 25 tetor në Double Tree by Hilton. Në konferencë morën pjesë folës dhe moderatorë nga kompani të suksesshme dhe sipërmarrës nga e gjithë bota, të cilët e ndanë përvojën e tyre të madhe në fushën e e-tregtisë dhe i prezantuan përfitimet e saj në veprimtarinë e tyre.