Byroja maqedonase e kreditimit

LLOGARI TË PASTRA - PLANE TË SIGURTA

Home Ç’është Raporti korporativ?

Ç’është Raporti korporativ?

Raporti korporativ është i VETMI raport i tillë në tregun maqedonas, përmes të cilit mund t’i kontrolloni të gjitha personat juridikë në vend. Shumica e të dhënave janë në kohë reale, të gjeneruara në të njëjtën kohë kur merret raporti, i cili siguron pamjen më reale për punën dhe statusin e bashkëpunëtorëve aktualë ose të ardhshëm. Përmban të dhëna për borxhin dhe rregullsinë në përmbushjen e detyrimeve, bllokimin e llogarisë së transaksionit, gjendjet rrjedhëse të personave juridikë dhe llogaritë vjetore të subjekteve.

Më Shumë

Boniteti (aftësia për kredi) e ndërmarrjes vlerësohet nëpërmjet ngjyrës së dritës në semafor. Mbi vlerësimin e semaforit ndikojnë parametra të paracaktuar, që janë thelbësorë për të marrë një pamje të solvencës (aftësisë paguese) të kompanisë. Nëse ngjyra është e kuqe, kjo do të thotë që kompania është e paaftë për kredi dhe josolvente, kurse ngjyra e gjelbër tregon një kompani me bonitet.

 

Raporti është I VETMI në treg për kontroll të bonitetit, pasi vetëm ai përmban të dhëna për bllokimin e llogarisë së transaksionit në kohë reale për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, pasi të dhënat për bllokimin merren nga Regjistri i Vetëm i Llogarive të Transaksioneve në kohën e gjenerimit të tij. Nëse llogaria është e bllokuar, janë shënuar ditët e bllokadës së vazhdueshme, numri i bllokadave, vlera totale e bllokadave me detajet për të gjitha bllokadat.

 

Gjithashtu, Raporti është i vetmi në treg që përmban të dhëna për borxhin dhe rregullsinë në përmbushjen e detyrimeve të të gjithë personave fizikë dhe juridikë, siç janë: detyrimet e bazuara në kredi, personat garantues, garanci, letra krediti, hua, karta pagese, limite në llogaritë e transaksioneve, lizing (qira) financiar, sigurime, detyrime tatimore, shërbime të telekomunikacionit, shërbime në fushën e energjetikës, tatime komunale, taksa, kontribute, si dhe detyrime të bazuara në përdorimin e shërbimeve të tjera. Të dhënat mblidhen dhe përpunohen në përputhje me Ligjin për byronë e kreditimit dhe ato azhurnohen çdo ditë dhe çdo muaj, në varësi të natyrës së të dhënave. Raporti përfundon me informacionin se sa është kontrolluar kompania përkatëse nga kompanitë e tjera në 30 ditë dhe 12 muajt e fundit.

mkb 1 1

Si mund të merret Raporti Korporativ?

Raporti Korporativ merret në internet, shumë shpejt, lehtësisht dhe user friendly. Ky raport merret përmes portalit МОЈ.МКБ.

Raporti mund të përdoret individualisht, ose duke u abonuar në disa prej paketave vjetore të përmendura në Paketa.
Të gjitha udhëzimet për procedurën e marrjes së Raportit mund të gjenden këtu.

Situatat në të cilat nevojitet Raporti Korporativ, si ndihmon, cilat probleme i zgjidh:

mkb 11 1

1. Raporti mbron biznesin nga marrja e vendimeve të këqija të biznesit, dhe ofron informacione për bashkëpunëtorin e ardhshëm përpara lidhjes së marrëveshjes së bashkëpunimit, të tilla si: nëse ka bllokime në llogari, nëse është paditur, nëse është në likuidim, falimentim, pushim aktiviteti, cila është struktura e menaxhimit, nëse ka kompani të lidhura me kapital, nëse vonon në shlyerjen e të gjitha detyrimeve, nëse punon me humbje dhe me shumë shpenzime etj. Përgjigja merret përmes ngjyrës së dritës në semafor, e cila nëse është e kuqe, do të thotë që kompania është pa bonitet dhe josolvente.

Më Shumë

2. Me sa u përmend më sipër, Raporti i zvogëlon rreziqet e punës .

3. Gjithashtu, me Raportin mund të kontrollohen partnerët ekzistues, në mënyrë që të shohim ndryshimet eventuale në kompani, dhe kështu të mbrohet biznesi.

4. E lehtëson vendimmarrjen e brendshme në kompani dhe mënyrën e prezantimit në procesin e vendimmarrjes, në mënyrë që Raporti të ruhet në kompjuter, të mund të konvertohet në PDF dhe EXCEL, dhe nëse konvertohet në EXCEL, të dhënat mund të kopjohet në dokumente të brendshme, me çka kursehet punë dhe kohë duke shmangur futjen direkte të të dhënave.

5. Është i lehtë për t’u interpretuar, pasi gjithçka shpjegohet në mënyrë përshkruese me ndihmën e shenjave me ngjyra dhe shpjegime me tekst, në mënyrë që gjithkush të mund të marrë një pamje të gjendjes së kompanisë, që po kontrollohet.

6. Raporti mbetet në histori në profilin që kompania ka krijuar më parë në faqen tonë të internetit dhe gjithmonë mund të hapet për t’u kontrolluar se çfarë ka ndodhur saktësisht në atë kompani dhe pse atëherë është marrë një vendim i tillë.