DITË TË EDUKIMIT FINANCIAR – 28.05.2019

Më 28.05.2019 BMK-ja mori pjesë në veprimtarinë Ditë të edukimit financiar të organizuar nga Ministria e Financave, qëllimi i së cilës ishte forcimi i edukimit financiar, inkurajimi i përfshirjes financiare dhe rritja e vetëdijes dhe mbrojtjes së konsumatorit të shërbimeve financiare. Ngjarja u mbajt përpara Ministrisë së Financave, dhe u vizitua nga më shumë se 300 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe nga një numër i madh qytetarësh të interesuar.