Byroja maqedonase e kreditimit

LLOGARI TË PASTRA - PLANE TË SIGURTA

Home KORRIGJIMI I TË DHËNAVE

Korrigjimi i të dhënave

Korrigjimi i të dhënave, ose reklamacioni, është një procedurë që lejon çdo person fizik ose juridik të kontestojë saktësinë ose tërësinë e të dhënave të përfshira në Raportin e vet. Nëse konstaton se disa të dhëna janë të pasakta ose të paplota, subjekti të cilit i përkasin të dhëna, këshillohet t’i reklamojë dhe t’i kontestojë ato të dhëna.
Saktësia e të dhënave
Për saktësinë e të dhënave janë përgjegjës Ofruesit e të dhënave Ata janë të detyruar të paraqesin të dhëna të plota dhe të sakta dhe rregullisht t’i korrigjojnë dhe përditësojnë ato.
Si mund të përcaktohet ekzistenca e të dhënave të pasakta ose jo të plota?
Subjekti i të dhënave mund të zbulojë të dhëna të pasakta, të paazhurnuara ose jo të plota në 2 mënyra: përmes Raportit personal dhe përmes Raportit të përdoruesit që anëtari i BMK-së e ka tërhequr për atë person. Në këtë rast, subjekti i të dhënave mund të paraqesë një Kërkesë për korrigjim – plotësim të të dhënave pranë BMK-së, e cila do t’i përcillet Ofruesit të të dhënave nga rrjedhin të dhënat e kontestueshme.
Në periudhën nga koha e pranimit të reklamacionit në BMK deri në zgjidhjen e saj, të gjitha raportet që do t’i marrin Përdoruesit e të dhënave do të përmbajnë informacion se detyrimi për të cilin është parashtruar reklamacioni është kontestuar.