Byroja maqedonase e kreditimit

LLOGARI TË PASTRA - PLANE TË SIGURTA

Home Për ne

ME BMK-në PËR LLOGARI TË PASTRA DHE VENDIME TË SIGURTA BIZNESI

BMK-ja është byroja e parë dhe e vetme e kreditimit në Maqedoni që vepron për t’u mundësuar klientëve tanë një mjedis të sigurt biznesi dhe vazhdim të sigurt përmes procesit të vendimmarrjes së biznesit dhe avancimit të aktivitetit. Është themeluar në bazë të një Ligji të veçantë për byro kreditimi (“Gazeta/Fletorja Zyrtare e RM” nr. 81/08, 24/11, 199/14, 192/15 dhe 83/18) nga Shtëpia е Kliringut Sisteme Ndërbankare të Kliringut SHA Shkup (SNBK SHA Shkup), si shoqëri në pronësi të bankave.
BKM-ja menaxhon me sistemin e vetëm në Maqedoni i cili bën grumbullimin, përpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave mbi detyrimet e personave juridik dhe fizik në mënyrë që të japë informacion mbi borxhin dhe rregullsinë në shlyerjen e detyrimeve. BMK-ja ka bazën më të madhe dhe më të përditësuar të të dhënave, e cila ofron mundësi unike për mbrojtje nga aktivitete të rrezikshme përmes menaxhimit të suksesshëm dhe ndërmarrjes së rreziqeve që mund të kontrollohet. Sistemin tonë e përdorin të gjitha bankat, shtëpitë e kursimit, shoqëritë financiare, shoqëritë e huazimeve financiare, ofruesit e tjerë të kredive, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Qyteti i Shkupit dhe njësi të vetëqeverisjes lokale, ofrues të shërbimeve në fushën e shërbimeve komunale, energjetikës dhe telekomunikacionit, persona të tjerë juridikë që ofrojnë shërbime në bazë të të cilave lindin detyrime për persona juridikë dhe fizikë, si dhe persona fizikë që nuk konsiderohen si tregtarë sipas Ligjit për shoqëritë tregtare.
BMK-ja siguron një mundësi unike që personat juridikë ta rritin arkëtimin e kërkesave të tyre. Përmes një platforme të veçantë elektronike ata mund t’i raportojnë borxhet e tyre dhe debitorët dhe t’i provojnë përfitimet nga i vetmi shërbim i tillë në Maqedoni.
Për të ardhmen, ne mbetemi konsekuentë në vizionin dhe misionin tonë dhe në insistimin që t’i ndjekim praktikat pozitive botërore.