Byroja maqedonase e kreditimit

LLOGARI TË PASTRA - PLANE TË SIGURTA

Home PROCEDURA E REGJISTRIMIT NË PORTALIN MOJ.MKB
Si të regjistroheni si shfrytëzues i ri në disa hapa:

1. Nëse jeni shfrytëzues i ri klikoni në butonin Regjistrohu
Në varësi të llojit të subjektit, ju duhet të zgjidhni fushën Person fizik ose Person juridik, në të cilën i shënoni të dhënat Tuaja themelore. E-maili me të cilin jeni regjistruar është fjalëkalimi Juaj. Shënoni në kuti se i keni lexuar dhe i pranoni Kushtet e përgjithshme të përdorimit të portalit.
2. Pasi të keni zgjedhur butonin Regjistrohu në e-mailin me të cilin jeni regjistruar, do t’ju dërgohet
fjalëkalimi për regjistrimin e parë, i cili ndryshohet që në fillim dhe shënohet fjalëkalimi të cilin ju do ta zgjidhni vetë. Bëni konfirmimin e fjalëkalimit Tuaj. Pasi të regjistroheni me fjalëkalimin tuaj të ri në profilin tuaj të përdoruesit, mund t’i përdorni shërbimet tona.
3. Pas hyrjes së suksesshme në profilin tuaj të përdoruesit do të keni mundësi:
– të porosisni Raport vetjak për vete,
– të porositni Raportin për bllokadë të llogarisë së transaksionit për veten tuaj, ose
– të regjistroheni për të marrë njoftime alarmi nga Dosja juaj e kreditimit SANJS.
4. Pas zgjedhjes së shërbimit, hapi tjetër është pagesa për shërbimin.

Pagesa për përdorimin e parë të shërbimeve

Për nevoja të identifikimit, pagesa e parë duhet të bëhet me formular PP 30 nga llogaria Juaj e transaksionit. Pagesën mund ta bëni në bankën ku keni llogari të transaksionit ose përmes e-bankingut personal.
Pagesa Ki-Pay është e destinuar VETËM për klientët e e-bankingut të Komercijalna Bankës AD Shkup.

Pas marrjes së deklaratës bankare për pagesë, BMK-ja e miraton shërbimin dhe i dërgon një e-mail përdoruesit me informacionin që raporti është gjeneruar dhe mund të merret përmes profilit të tij të përdoruesit në MOJ.MKB.

Pagesat ditore deri në orën 14:00 evidentohen në evidencën bankare dhe raportet gjenerohen në të njëjtën ditë pas orës 15:00. Në rast se pagesa bëhet pas orës 14:00, gjatë fundjavave ose ditëve të tjera, kur nuk punohet, shërbimi do të jetë në dispozicion ditën e parë të punës që pason. Pasi të jetë bërë pagesa, nuk është i mundur anulimi i porosisë.


Nëse pagesa nuk është bërë nga llogaria e transaksionit të parashtruesit të kërkesës, shërbimi nuk do të mundësohet.

Pagesa për çdo përdorim të mëvonshëm të shërbimeve

Sa herë që e përdorni shërbimin në të ardhmen, pagesën mund ta bëni me kartë krediti, me urdhër për pagesë PP 30 në bankë, me e-banking ose me Ki-Pay.
Pagesa me kartë krediti ose Ki-Pay ju mundëson që shërbimin ta merrni menjëherë.

Vazhdoni me regjistrim ose paraqitjen