Byroja maqedonase e kreditimit

LLOGARI TË PASTRA - PLANE TË SIGURTA

Home Pse të nxjerr Raport vetjak?

Çfarë është Raporti vetjak?

Raporti vetjak është dokument që çdo person fizik ose juridik mund ta marrë personalisht për të kontrolluar borxhin e tij të kredisë, i cili është përgatitur në bazë të të dhënave për të gjitha detyrimet e personit kundrejt:
të gjitha bankave, kursimoreve, kompanive financiare, kompanive të lisingut (qiradhënëse), huadhënësve të tjerë, kompanive të sigurimeve, Drejtorisë së të Hyrave Publike, Qytetit të Shkupit dhe njësive të vetëqeverisjes lokale, kompanive energjetike, të telekomunikacionit dhe të shërbimeve, agjencive për mbledhjen e borxheve, personave të tjerë juridikë dhe Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të RMV-së.
Në të njëjtën kohë, raporti ofron informacion nëse është bllokuar ose jo llogaria e transaksionit të personit, duke përfshirë detaje për bllokimin ose bllokimet.

20

Pse të nxjerr Raport vetjak dhe çfarë mund të fitoj me të?

1. Me Raportin vetjak ju e merrni në dorën tuaj kontrollin e borxhit tuaj të kredisë, d.m.th. keni pasqyrë të plotë mbi të gjitha detyrimet dhe kështu keni fuqinë për t’i menaxhuar ato, për të parandaluar që ato të bëhen jofunksionale, për të parandaluar bllokimin e llogarisë suaj ose t’ju paditin për ndonjë borxh.

 

2. Me Raportin vetjak ju jeni të mbrojtur nga të dhëna të tepërta, për shembull në raport mund të shihni një borxh që është në status jofunksional ose i prapambetur, por që ende nuk është dërguar tek Përmbaruesi, kështu që merrni paralajmërim për të marrë masa në lidhje me të, me çka ju mbroheni nga pagesa e kamatave të mëtejshëm të paracaktuara, shpenzimet e ndryshme të përmbarimit, shpenzimet për avokatë etj.

 

3. Me Raportin vetjak ju e mbroni veten nga situata stresuese, pasi para se të aplikoni për një hua/kredi, ju e nxirrni raportin dhe merrni një pasqyrë për të gjitha borxhet tuaja dhe të statusit të llogarisë. Në këtë mënyrë, ju zbuloni se cila është situata Juaj dhe ku duhet të ndërmerren masa ose hapa, në mënyrë që të mos viheni në një situatë të pakëndshme që të refuzoheni për hua/kredi.

 

4. Gjithashtu, kur jeni duke pritur hyrje fondesh në llogarinë e transaksionit, veçanërisht, kur bëhet fjalë për një shumë më të madhe, do të ishte mirë ta nxirrni Raportin vetjak për të kontrolluar nëse llogaria Juaj është e bllokuar apo jo. Pasi, nëse llogaria është e bllokuar, nuk do të mund t’i merrni fondet derisa ajo të zhbllokohet, e cila mund t’i detyrohet një shumë më të madhe një kreditori, që ka paraqitur kërkesë për bllokim.

 

5. Nëse jetoni dhe punoni jashtë vendit dhe dëshironi të bëni një transaksion shitblerjeje, do të ishte mirë, veçanërisht pas një mungese të gjatë nga vendi, të nxirrni paraprakisht Raportin vetjak, për të ditur statusin e detyrimeve tuaja dhe të llogarisë së transaksionit, dhe cilat hapa të tjerë do të duhet t’i bëni për të kryer transaksion pa problem.

211

Si merret Raporti vetjak?

123 3

 Raporti vetjak merret në internet, shumë shpejt dhe lehtë. Ky raport merret përmes portalit MOJ.MKB.

Të gjitha udhëzimet për procedurën e marrjes së Raportit mund t’i gjeni këtu.