Byroja maqedonase e kreditimit

LLOGARI TË PASTRA - PLANE TË SIGURTA

Home Puna e BMK-së

LLOGARI TË PASTRA - PLANE TË SIGURTA

ME BYRONË MAQEDONASE TË KREDITIMIT!

ÇFARË ËSHTË BMK-ja?

Byroja Maqedonase e Kreditimit (BMK) është byroja e parë private e kreditimit në Maqedoni e themeluar më 24 dhjetor të vitit 2008 në Shkup si një kompani aksionare nga Shtëpia е Kliringut Sisteme Ndërbankare të Kliringut SHA Shkup.

ÇFARË PUNON BMK-ja?

BMK-ja e menaxhon sistemin e vetëm në Maqedoni që kryen mbledhjen, përpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave për detyrimet e personave juridikë dhe fizikë, në mënyrë që të sigurojë informata për borxhin dhe rregullsinë në shlyerjen e detyrimeve dhe të dhëna të tjera të përcaktuara nga Ligji për byronë e kreditimit, të nevojshme për përgatitjen e raporteve të hollësishme mbi qëndrueshmërinë financiare të personave juridikë dhe fizikë.

BAZA E TË DHËNAVE

Të dhënat për borxhin dhe rregullsinë në shlyerjen e detyrimeve, si dhe të dhënat e tjera të përcaktuara me Ligjin për byronë e kreditimit azhurnohen në baza ditore dhe mujore.

SIGUROJMË

Raportet tona sigurojnë kontroll të shpejtë dhe të lehtë të statusit tonë të borxheve dhe të shlyerjes së tyre. Raportet për personat juridikë u mundësojnë klientëve tanë mjedis të sigurt biznesi dhe hapërim të sigurt, përmes procesit të vendimmarrjes së biznesit dhe përmirësimit të aktivitetit.

VIZIONI DHE MISIONI

Misioni ynë është t'ju ndihmojmë të mbani stabilitetin financiar me llogari të pastra dhe të jemi partneri Juaj i biznesit në marrjen e vendimeve të sigurta të biznesit dhe rritjen e biznesit tuaj në një mjedis të pasigurt biznesi. Ne po hapërojmë me sukses drejt arritjes së vizionit tonë, duke i ndjekur praktikat pozitive botërore dhe duke pasuruar vazhdimisht gamën me produkte të reja në përputhje me nevojat e tregut. Ne besojmë se БМК-ја do të bëhet hallka dhe standardi i pashmangshëm në funksionimin e të gjitha subjekteve ekonomike në Maqedoni.