Byroja maqedonase e kreditimit

LLOGARI TË PASTRA - PLANE TË SIGURTA

Home РАБОТАТА НА МКБ-алб

LLOGARI TË PASTRA - PLANE TË SIGURTA

ME BYRONË MAQEDONASE TË KREDITIMIT!

Ç'ËSHTË BMK-ja?

Byroja maqedonase e kreditimit (BMK) është byroja e parë private e kreditimit në Maqedoni e themeluar më 24.12.2008 në Shkup, si një kompani aksionare nga ana e Shtëpisë së Kliringut Sisteme të kliringut ndërbankar AD Shkup.

ÇFARË PUNON BMK-ja?

BMK-ja e menaxhon sistemin e vetëm në Maqedoni që kryen mbledhjen, përpunimin dhe shkëmbimin e të dhëna për detyrimet e personave juridikë dhe fizikë me qëllim që të japë informacione për detyrimet dhe rregullsinë në shlyerjen e detyrimeve dhe të dhëna të tjera të përcaktuara me Ligjin për byro kreditimi, të nevojshme për përgatitjen e raporte të hollësishme për stabilitet financiar të personave juridikë dhe fizikë.

BAZA E TË DHËNAVE

Të dhënat për borxhin dhe rregullsinë në shlyerjen e detyrimeve, si dhe të dhënat e tjera të përcaktuara me Ligjin për byro kreditimi, azhurnohen në baza ditore dhe mujore.

SIGUROJMË

Raportet tona sigurojnë një kontroll të shpejtë dhe të lehtë mbi statusin vetjak të borxheve dhe të shlyerjes së tyre. Raportet për personat juridikë u mundësojnë klientëve tanë mjedis të sigurt të biznesit dhe hap të sigurt në procesin e vendimmarrjes dhe përmirësimit të biznesit.

VIZIONI DHE MISIONI

Misioni ynë është t'ju ndihmojmë të mbani stabilitetin financiar me llogari të pastra dhe të jemi partneri Juaj i biznesit në marrjen e vendimeve të sigurta të biznesit dhe rritjen e biznesit në një mjedis të pasigurt biznesi.
Ne ecim me sukses drejt arritjes së vizionit tonë, duke ndjekur praktikat më të mira në të gjithë botën dhe duke pasuruar vazhdimisht gamën tonë me produkte të reja sipas nevojave të tregut.
Ne besojmë se MKB-ja do të bëhet hallka dhe standardi i pashmangshëm në punën e të gjitha subjekteve ekonomike në Maqedoni.