Byroja maqedonase e kreditimit

LLOGARI TË PASTRA - PLANE TË SIGURTA

Home Raport për bllokimin e llogarisë së transaksionit

Raport për bllokimin e llogarisë së transaksionit

IzvestajZaBlokadaNaSmetka

Raporti për bllokim të llogarisë së transaksionit përmban të dhëna në kohë reale nëse llogaria e transaksionit është e bllokuar apo jo. Nëse është e bllokuar, tregohen ditët e vazhdimit të bllokadës me detaje për të gjitha bllokadat si vijon: numri i lëndës për bllokadën, në cilën bankë është bllokimi, numri i llogarisë, vlera e bllokimit, baza e bllokadës si dhe data dhe koha kur është kryer bllokada. E dhëna për bllokadë të llogarisë së transaksionit nga Regjistri unik i llogarive të transaksionit merret në kohë reale, gjegjësisht, në kohën e gjenerimit të raportit.
Çdo person fizik mund të kërkojë dhe të marrë Raport për bllokim të llogarisë së transaksionit personalisht vetëm për vete .
Raporti për bllokadë mund të merret on-line përmes portalit MOJ.MKB duke hapur një profil personal të përdoruesit në lidhjen vijuese, ose personalisht në ndonjë nga ekspoziturat e Centralna Kooperativna Banka (Bankës Qendrore të Bashkëpunimit) SHA Shkup, në të gjithë vendin.

Çmimi i Raportit për bllokim të llogarisë së transaksionit është 100 denarë.