Byroja maqedonase e kreditimit

LLOGARI TË PASTRA - PLANE TË SIGURTA

Home RAPORTI VETJAK (persona juridikë)



Raporti vetjak

SopstvenIzvestaj

Kontrollimi i borxhit të kredisë bëhet përmes Raportin vetјak të lëshuar nga BMK-ja. Raporti vetjak është një dokument në formë të shkruar ose elektronike, i përgatitur në bazë të të dhënave për detyrimet e personave fizikë ose juridikë, të paraqitura nga Ofruesit e të dhënave.
Nëpërmjet këtij raporti mund të kontrollohet nëse një person juridik ka detyrime dhe ku ka detyrime në bazë të kredive, garancive, letërkredive, garantimeve, tejkalimi i lejuar në llogaritë e transaksionit, të kontrollohen kartat për pagesa, taksat, kontributet, tarifat, shërbimet е telekomunikаcionit, shërbimet nga sfera e energjetikës, shërbimet komunale, detyrimet në bazë të përdorimit të shërbimeve të tjera, si dhe të bëhet kontrolli i historisë së vonesave për çdo detyrim të veçantë gjatë 24 muajve të fundit.
Në Raportin vetjak përmbahen të njëjtat të dhëna për bllokimin e llogarisë së transaksionit që realisht gjenden në Raportin e bllokimit të llogarisë së transaksionit.
Çdo person juridik mund të kërkojë dhe të marrë Raport vetjak vetëm për kompaninë e tij. Raporti vetjak mund të merret on-line përmes portalit MOJ.MKB duke hapur një profil personal të përdoruesit në lidhjen vijuese, ose personalisht në ndonjë nga ekspoziturat e Centralna Kooperativna Banka (Bankës Qendrore të Bashkëpunimit) SHA Shkup, në të gjithë vendin, ku personi i autorizuar (drejtuesi) i personit juridik me letërnjoftim mund të kërkojë Raport vetjak për kompaninë ose përmes një punonjësi tjetër me autorizim të certifikuar me vulë dhe të firmosur nga drejtuesi.