Byroja maqedonase e kreditimit

LLOGARI TË PASTRA - PLANE TË SIGURTA

Home Raporte ndërkombëtare



Raporte ndërkombëtare

1-3

BMK-ja, në bashkëpunim me partnerin e saj të huaj, Byronë italiane të kreditimit CRIF S.P.A, ofron një mundësi të vetme që kompanitë maqedonase të kërkojnë raporte ndërkombëtare me informacion për aftësinë për pagesë të më shumë se 200 milion ndërmarrjeve në mbi 230 vende të botës.
Raportet janë të destinuara për të gjitha kompanitë maqedonase të përfshira në marrëdhëniet ndërkombëtare me partnerë, klientë dhe furnizues nga e gjithë bota.
Raportet ndërkombëtare ofrojnë mundësi për të zvogëluar rrezikun e punës me partnerët e tanishëm dhe të ardhshëm të biznesit.
Ato ofrojnë kontroll të shpejtë dhe efikas për aftësinë financiare dhe afariste të një kompanie të caktuar dhe e lehtësojnë vendimin për të vazhduar bashkëpunimin me bashkëpunëtorët ekzistues, gjegjësisht, zgjedhjen e bashkëpunëtorëve të rinj.

Në disa hapa, shpejt dhe me lehtësi deri te Raporti ndërkombëtar

1. Nënshkruani një Marrëveshje për shërbime ndërkombëtare, duke u bërë kështu një përdorues i mundshëm i raporteve ndërkombëtare.
2. Plotësoni Kërkesë për Raport ndërkombëtar.
3. Ju merrni një njoftim nga BMK-ja për të bërë pagesën për raportin e kërkuar.

Ju do të merrni raportin e kërkuar në adresën e postës elektronike të shënuar në Kërkesë, pasi të jetë bërë pagesa në përputhje me Tarifën e kompensimeve për shërbime ndërkombëtare.

Raportin e merrni në të njëjtën ditë ose brenda një afati prej 2-12 ditësh, në varësi të disponueshmërisë së të dhënave të kompanisë për të cilën keni kërkuar raport.

Raportet ndërkombëtare zakonisht përmbajnë:
– Profil të kompanisë
– Vlerësim kreditor
-Vlerësim të rrezikut
– Ngjarje negative
– Histori të ndryshimeve
– Të dhëna financiare
– Strukturën drejtuese
– Strukturën e pronësisë
– Subjektet e lidhura
– Informacione të regjistrit
– Filialet dhe zyrat
– Llogaritë bankare
Përmbajtja e raporteve ndryshon në varësi të disponueshmërisë së të dhënave nga vendi në të cilin kërkohet.
Raportet ndërkombëtare janë në dispozicion në anglisht.
Shikoni listën e vendeve nga të cilat ofrohen raporte për kompani të huaja:

Shtete

– Shqipëria, Bullgaria, Sllovenia, Serbia, Kroacia
– Bosnja dhe Hercegovina
– Gjermania
– Greqia
– Italia
– Britania e Madhe
– Evropa 1 (Austria, Polonia, Sllovakia, Republika Çeke, Zvicra)
– Evropa 2 (vendet e tjera të Evropës Perëndimore)
– Evropa 3 (vendet e tjera nga Evropa Qendrore dhe Lindore)
– Evropa 4 (vendet nordike, Turqia)
– Afrika
– Amerika Latine
– Azia
– Lindja e Mesme
– Amerika e Veriut
– Oqeania dhe vendet e tjera