Raport korporativ
Raport për aftësinë paguese që mundëson qasje të shpejtë dhe të lehtë në të dhënat për partnerët e tanishëm dhe/ose të mundshëm të biznesit.
Qëllimi ynë është që me Raportin korporativ t’ju ofrojmë qasje të shpejtë dhe të lehtë në të dhëna që do t’ju ndihmojnë të merrni vendime më të mira biznesi, të përmirësoni operacionet tuaja të përditshme, të rrisni shitjet dhe të zvogëloni rrezikun përmes përzgjedhjes së klientëve dhe partnerëve të aftë për të paguar. Kërkoni Raport korporativ dhe merrni të gjitha të dhënat përkatëse në:
1. Treguesi – semafor që tregon përshtatshmërinë e biznesit me 3 ngjyra (jeshile, e verdhë dhe e kuqe). Vlerësimi se cila ngjyrë do t’i përkasë një subjekti përcaktohet sipas kritereve të paracaktuara, midis të cilave janë statusi juridik i kompanisë përsa i përket aspektit nëse është aktive, në bllokimin e llogarisë së transaksionit në kohë reale, treguesit financiare të aktivitetit, borxhi dhe rregullsiа në shlyerjen е detyrimeve.
2. Borxhi dhe rregullsia në shlyerjen e detyrimeve, të cilat azhurnohen në bazë ditore dhe mujore (burimi i të dhënave është baza e BMK-së)
3. Të dhëna për bllokimin e llogarisë së transaksionit në kohë reale, të përditësuara në kohën e gjenerimit të raportit (Burimi i të dhënave është Regjistri unik i llogarive të transaksionit)
4. Gjendja aktuale e subjekteve juridike në kohë reale, e cila përditësohet në kohën e gjenerimit të raportit
5. Llogaritë vjetore të personave juridikë, të cilat azhurnohen pas skadimit të afatit ligjor për paraqitjen e llogarive vjetore në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë
Raportin mund ta përdorni pa parapagim veçmas ose duke zgjedhur disa nga paketat e shënuara më poshtë.
Si të arrini deri te Raporti korporativ?
Regjistrohuni si subjekt juridik në platformën tonë МОЈ.МКБ
dhe nënshkruani
Kontratë me BMK-në
Kontratën plotësojeni me informacione për kompaninë, nënshkruajeni atë dhe dorëzojeni në info@mkb.mk. Kontratën origjinale në 2 kopje dërgojeni në adresën tonë:
Bul. Kuzman Josifovski Pitu Nr.1, kat. 5, 1000 Shkup, R. Maqedonisë
Raporti korporativ (Kopjе 1)
Raporti кorporativ (Kopjе 2)
Paketa korporative themelore
8.250 den ÇMIMI I ZBRITJES 15.000 den (çmimi i rregullt)/
- Periudha e parapagimit 12 muaj
- Janë përfshirë 15 raporte korporative
- Çmimi i paketës 8,250.00 denarë+ 18% TVSH
Paketa korporative mesatare
15.000 den ÇMIMI I ZBRITJES 25.000 den (çmimi i rregullt)/
- Periudha e parapagimit 12 muaj
- Përfshihen 30 raporte korporative
- Çmimi i paketës 15.000,00 denarë+18% TVSH
Paketa korporative premium
22.500 den ÇMIMI I ZBRITJES 35.000 den (çmimi i rregullt)/
- Periudha e parapagimit 12 muaj
- Përfshihen 50 raporte korporative
- Çmimi i paketës 22.500,00 denarë +18% TVSH
Nëse jeni të interesuar për ofertë jashtë këtyre paketave, na kontaktoni lirisht:
tel. +389 (0)2 3251-291
faks+389 (0)2 3251-290
Orari i punës
Nga e hëna deri të premten
nga ora 08:00 deri më 16:00
info@mkb.mk
Byroja maqedonase
e kreditimit SHA Shkup
rr. Dame Gruev nr. 14, kati i 2-të
1000 Shkup,
Republika e Maqedonisë