Byroja maqedonase e kreditimit

LLOGARI TË PASTRA - PLANE TË SIGURTA

Home RAPORTI VETJAK (persona fizikë)



Raporti vetjak

Kontrollimi i borxhit të kredisë bëhet përmes Raportin vetјak të lëshuar nga BMK-ja. Raporti vetjak është një dokument në formë të shkruar ose elektronike, i përgatitur në bazë të të dhënave për detyrimet e personave fizikë ose juridikë të paraqitur nga Ofruesit e të dhënave.
Nëpërmjet këtij raporti mund të kontrollohet nëse një person fizik ka detyrime dhe ku ka detyrime në bazë të kredive, garantimeve, tejkalimi i lejuar në llogaritë e transaksionit, të kontrollohen kartat për pagesa, tarifat, shërbimet e telekomunikacionit, shërbimet nga sfera e energjetikës, tatimet komunale, detyrimet në bazë të përdorimit të shërbimeve të tjera, si dhe të bëhet kontrolli i historisë së vonesave për çdo detyrim të veçantë gjatë 24 muajve të fundit.
Në Raportin vetjak përmbahen të njëjtat të dhëna për bllokimin e llogarisë së transaksionit që realisht gjenden në Raportin e bllokimit të llogarisë së transaksionit.
Çdo person fizik mund të kërkojë dhe të marrë Raport vetjak vetëm për veten e tij. Raporti vetjak kërkohet në internet përmes portalit MOJ.MKB duke hapur një profil përdorues në lidhjen ose direkt në ambientet e BMK-së në Shkup me letërnjoftim të personit i cili kërkon Raport vetjak ose me autorizim të noterizuar.

Çmimi i Raportit vetjak për persona fizikë është 250 denarë (promovues për 3 muaj).