Intervistë me Toni Trajanov-in, drejtor ekzekutiv i BMK-së.

Споделете го постот

[vc_row][vc_column width=”4/5″][vc_empty_space height=”30px”][vc_column_text]”Kur është themeluar Byroja Maqedonase e Kreditimit dhe cili është funksioni i saj? -Byroja Maqedonase e Kreditimit (BMK) është një kompani aksionare e themeluar më 24 dhjetor të vitit 2008 nga Shtëpia e Kliringut KIBS SHA Shkup, me iniciativë të Shoqatës së Bankave në Odën Ekonomike të Maqedonisë. Ajo e rregullon veprimtarinë e saj në përputhje me Ligjin për byronë e kreditimit. Një vit pas themelimit, në janar të vitit 2010 ajo filloi punën dhe mbledhjen e të dhënave nga anëtarët, kurse një vit më vonë filloi lëshimin e raporteve për persona juridikë dhe fizikë. Funksioni kryesor i byrosë së kreditimit është mbledhja dhe përpunimi i të dhënave për detyrimet e subjekteve të të dhënave, në mënyrë që të sigurojë raporte mbi borxhet dhe rregullsinë në përmbushjen e detyrimeve të personave juridikë dhe fizikë. BMK-ja është institucion privat dhe financohet nga burimet e veta. Ekziston një kompensim për përdorimin e shërbimeve në përputhje me Tarifën e kompensimeve.
Çfarë lloji të dhënash përmban baza e të dhënave e byrosë së kreditimit? – BMK -ja menaxhon bazën më të madhe dhe më komplekse të të dhënave për detyrimet e personave juridikë dhe fizikë në Republikën e Maqedonisë. Ajo përmban të dhëna për rreth 1,350,000 persona fizikë dhe 105,000 persona juridikë. Të dhënat kanë të bëjnë me detyrimet për kredi, garanci, letra kredenciale, hua, kartela pagese, lising financiar, sigurim, detyrime të bazuara në tatime, detyrime për shërbime telekomunikacioni, detyrime për shërbime në fushën e energjetikës, tatime komunale, taksa, kontribute si dhe detyrime të bazuara në përdorimin e shërbimeve të tjera. Në byronë e kreditimit dorëzohen të dhëna nga Siguruesit e të Dhënave – anëtarë të BMK-së, të cilët mund të jenë banka, kursimore, kompani sigurimesh, kompani lisingu financiar, huadhënës të tjerë, kompani financiare, kompani të kartelave të pagesës, Drejtoria e të Hyrave Publike, Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Republikës së Maqedonisë, Qyteti i Shkupit dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, ofrues të shërbimeve në fushën e veprimtarive komunale, energjetikës, telekomunikacionit, persona të tjerë juridikë që ofrojnë shërbime në bazë të të cilave lindin detyrimet ligjore për persona juridikë dhe fizikë, si dhe persona fizikë, të cilët nuk konsiderohen tregtarë në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare. Që nga themelimi i saj deri më sot, BMK-ja ka rritur vazhdimisht numrin e anëtarëve dhe përdoruesve të shërbimeve të saj dhe aktualisht ka 160 anëtarë nga sektorë të ndryshëm ekonomikë. Kush mund t’i përdorë shërbimet e byrosë së kreditimit?
– Kemi dy lloje të përdoruesve të shërbimeve të BMK-së. Nga njëra anë, përfitues mund të jenë ofruesit e të dhënave, të cilët kanë lidhur një Marrëveshje për bashkëpunim me byronë e kreditimit (Anëtarët e BMK-së) dhe nga ana tjetër, të gjithë personat juridikë dhe fizikë, me të cilët kanë të bëjnë të dhënat, për të kontrolluar borxhin e tyre.
Përdoruesve, të dhënat u vihen në dispozicion në formën e raporteve që përmbajnë të dhëna për detyrimet e personave juridikë dhe fizikë.
Duhet të përmendim se për të përdorur të dhëna për persona fizikë, anëtari duhet të marrë pëlqim me shkrim nga personi.
Përdorimi i raporteve bëhet përmes një procesi plotësisht të automatizuar në internet, duke përdorur shërbim të internetit ose aplikacion në internet, përmes të cilit përdoruesit marrin raport, menjëherë pasi të paraqesin kërkesën. Për përdoruesit që kanë nevojë të përdorin një numër të vogël të raporteve gjatë vitit, BMK-ja ka zhvilluar një platformë të veçantë në internet për shkëmbimin e të dhënave “”MKB Impulse”” përmes së cilës ata mund të përdorin raporte dhe të paraqesin të dhëna, pra të raportojnë pretendimet e tyre të papaguara më të vjetra se 60 ditë. Si mund të kontrollojnë borxhet e tyre subjektet e të dhënave?
-Subjektet e të dhënave (persona juridikë dhe fizikë) në byronë e kreditimit mund të kontrollojnë borxhin dhe rregullsinë e tyre në përmbushjen e detyrimeve përmes Raportit vetjak, i cili përmban të dhëna të plota në lidhje me llojin dhe shumën e detyrimeve, rregullsinë në përmbushjen e tyre, identitetin e Ofruesve të të dhënave dhe identiteti i përdoruesve të të dhënave, që kërkuan raport nga BMK-ja në vitin e kaluar për atë subjekt të të dhënave.
Raporti vetjak mund të merret në zyrat e byrosë së kreditimit në Bulevardi Kuzman Josifovski Pitu nr. 1 (Kompleksi i bankave) në katin e 5-të dhe në internet duke u regjistruar në portalin në internet MOJ.MKB. Si risi, që në vitin e kaluar është vendosur mundësia që subjektet e të dhënave të regjistrohen në Sistemin e Alarmit për Njoftimin e Subjekteve (SANJS), i cili u lejon atyre të marrin e-mail për statusin dhe ndryshimet në të dhënat e mbajtura rreth tyre në byronë e kreditimit, dhe që u referohen detyrimeve të tyre të kredisë, personave garantues, llogarive të transaksioneve, kartelave të pagesave, detyrimeve ndaj ndërmarrjeve komunale, operatorëve të telekomunikacionit, tatimeve dhe detyrimeve të tjera. BMK-ja dërgon mesazhe për ndryshime në të dhënat në adresën e postës elektronike të përdoruesit të shërbimit të përcaktuar në kërkesën për përdorimin e shërbimit, d.m.th. në adresën e postës elektronike të shënuar gjatë regjistrimit.
Ky shërbim është në dispozicion online duke u regjistruar në portalin e internetit MOJ.MKB. Cilat janë përfitimet e BMK-së?
– Së pari do të filloja duke shpjeguar përfitimet për sektorin financiar, para së gjithash bankat, si përdoruesi më i madh, me një pjesëmarrje prej rreth 70% në numrin e përgjithshëm të raporteve të lëshuara.
BMK-ja u siguron bankave dhe huadhënësve të tjerë pasqyrën më të madhe mbi aftësinë e kreditimit të klientëve, e cila ndihmon në rritjen e vëllimit të kredive të dhëna konsumatorëve, shkurtimin e kohës së nevojshme për të përpunuar kërkesat për kredi dhe uljen e shpenzimeve. BMK-ja u siguron kompanive qasje në informacion, në mënyrë që ata të mund të kontrollojnë paraprakisht borxhin dhe rregullsinë në përmbushjen e detyrimeve të partnerëve të tyre aktualë dhe të ardhshëm të biznesit, gjë që do t’i ndihmojë ata të gjejnë partner biznesi të besueshëm dhe të zvogëlojnë rrezikun e biznesit. Kompanitë mund të bazojnë vendimet e tyre kryesore të biznesit në të dhëna relevante dhe të besueshme. BMK-ja mund t’i ndihmojë qytetarët në përmirësimin e evidencës personale dhe parandalimin e mbingarkesës së mundshme me borxhe për këto arsye. Ka raste të shpeshta kur qytetarët nuk i shlyejnë detyrimet e tyre rregullisht sepse nuk kanë të dhëna të mira, veçanërisht nëse përdorin më shumë kredi, karta kredie etj. Duke inspektuar raportin e tyre, ata do të jenë në gjendje të regjistrojnë me saktësi borxhet e tyre aktuale dhe të përcaktojnë kur maturohen detyrimet e tyre. Kjo do t’i ndihmojë ata të vlerësojnë aftësitë e tyre financiare për huazime të reja dhe të marrin vendimet e duhura, që do të ndikojnë në situatën e tyre financiare. Byroja e kreditimit kohëve të fundit ka filluar me lëshimin e raporteve ndërkombëtare. Cili është përfitimi i kompanive të orientuara nga eksporti nga ky shërbim?
-Në bazë të mundësisë ligjore të krijuar në fund të vitit 2014 që BMK-ja të mund të shkëmbejë të dhëna me byrotë e huaja të kreditimit, në vitin 2015 u ndërmorën aktivitete për të filluar me realizimin e këtij projekti afatgjatë. BMK-ja, gjithashtu, paraqitet si promovues dhe nxitës i iniciativës për shkëmbimin e të dhënave ndërkufitare me byrotë e kreditimit, veçanërisht me ato nga vendet fqinje, të cilat, ashtu si BMK-ja, nuk kanë kryer një aktivitet të tillë deri më tani. Për të filluar zbatimin e këtij projekti, BMK-ja ngriti një iniciativë për shkëmbimin e të dhënave me byrotë e kredititimit nga Turqia, Serbia, Kroacia dhe Bosnjë dhe Hercegovina, të cilat e pranuan iniciativën.
Në vitin 2016, filloi realizimi i projektit me nënshkrimin e marrëveshjes me byronë italiane të kreditimit CRIF S.P.A. përmes së cilës BMK-ja ka qasje në Raportet Ndërkombëtare për informacione boniteti për më shumë se 200 milion kompani nga mbi 230 vende nga gjithë bota. Raportet janë të destinuara për të gjitha kompanitë maqedonase, të përfshira në marrëdhënie ndërkombëtare me partnerë, klientë dhe furnitorë nga e gjithë bota.
Raportet ndërkombëtare ofrojnë mundësinë për të zvogëluar rrezikun në bashkëpunim me partnerët e tanishëm dhe të ardhshëm të biznesit, duke siguruar një pasqyrë të shpejtë dhe efikase të aftësisë afariste dhe financiare të një kompanie të caktuar dhe lehtëson procesin e vendimmarrjes për vazhdimin e bashkëpunimit, d.m.th. fillimin e një bashkëpunimi të ri. Cilat janë planet tuaja në të ardhmen për zhvillimin dhe rritjen e numrit të shërbimeve në dobi të qytetarëve dhe kompanive?
-Në të ardhmen, ne do të vazhdojmë me aktivitetet për rritjen e mëtejshme të bazës së të dhënave, me të dhëna cilësore nga institucionet, që nuk janë përfshirë deri më tani, në mënyrë që të rritet interesi për përdorim nga përdoruesit ekzistues dhe përdoruesit e rinj.
Ne do të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje të veçantë kontrollit të saktësisë së të dhënave, përmes verifikimit të përditshëm të të dhënave të paraqitura dhe në bashkëpunim me ofruesit e të dhënave, do të kryhet korrigjimi i tyre. Për të rritur cilësinë dhe sigurinë e të dhënave, do të fillojmë me përgatitjet për implementimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë sipas standardit ndërkombëtar ISO 9001: 2008, si dhe implementimin e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit sipas standardi ndërkombëtar ISO 27001: 2013. Janë duke u zhvilluar aktivitete për realizimin e një fushate moderne dhe më agresive reklamuese për promovimin e BMK-së dhe produkteve dhe shërbimeve të saj për të gjithë përdoruesit e mundshëm, me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi dhe të forcohet vetëdija e përgjithshme për përfitimet e BMK-së.
Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë me aktivitetet për vendosjen e bashkëpunimit me byrotë e kreditimit nga rajoni për shkëmbimin e të dhënave, në përputhje me mundësitë ligjore dhe gatishmërinë e byrove të kreditimit për krijimin e një bashkëpunimi të tillë, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të fituara në punën e deritanishme.”[/vc_column_text][/vc_column][vc_column width=”1/12″][/vc_column][/vc_row]

Мој.МКБ- нов портал

Сите услуги на едно место.

More To Explore

МКБ Новости

Со сигурен чекор кон нови бизнис зделки

Дали е ова вистинскиот момент за започнување на нова бизнис зделка? Постои ли начин на кој може да се дознаат потребните информации за идниот бизнис -партнер, но и моменталната финансиска состојба на сопствената фирма? Или можеби не сте сигурни дали сте ги подмириле сите обврски, задолжувања, кредити, заборавени сметки…

Заинтересирани сте за нашите услуги